Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi sot se shefi i të ashtuqujturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ishte në Berlin në një takim përgatitor për samitin e Parisit dhe shtoi se është edhe më i sigurt tani që ky samit nuk do të mbahet.
“Unë personalisht e dërgova Marko Gjuriqin në atë takim”, tha Vuçiq për gazetarët dhe shtoi se atje nuk kishte sekrete, përveç se me nikoqirët e takimit është rënë dakord mbi përmbajtjen e bisedimeve.
Gjatë ditës së djeshme në kryeqendrën gjermane, larg syve të mediave u takuan ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi bashkë me shefin e stafit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi me Marko Gjuriqin.
Raportohet se gjithçka ndodhi nën ndërmjetësimin e ekipeve të kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.