“Vuçiqi dhe familja e tij u kërcënuan pas deklaratës për njohjen e Kosovës”

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Në profilin në Instagram të Presidentit të Serbisë, “Avučić”, një përdorues i këtij rrjeti social dërgoi mesazhe dhe kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij.

Mesazhet e lëna nga përdoruesi ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmbajnë mallkime dhe sharje, raporton B92.

Ato u shkruan nën postimet e Vuçiqit rreth asaj se kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës, për përparimin dhe zhvillimin e Serbisë dhe ndërtimin e spitalit COVID-19 në Krushevc.

Kujtojmë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar publikisht se Serbia nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.

E deklaratave të tij i është bashkuar edhe kryetari i Kuvendit në Serbi, Ivica Daçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme