Vuçiqi kurrë nuk ka qenë më i fortë në veri, sesa sot nën qeverisjen Kurti-Sveçla

Prishtinë | 15 Kor 2023 | 15:07 | Nga Milazim Krasniqi

E lexova postimin e Xhelal Sveçlës. Duket e pabesueshme prirja patologjike për ta përmbysur realitetin lidhur me luftën hibride.

Luftën hibride kundër Kosovës e kanë filluar dhe po e zhvillojnë ata që e kanë destabilizuar veriun e Kosovës për targa (teneqe) duke i dhënë rast Vuçiqit të paraqitet si argat i Putinit. Luftën hibride e kanë realizuar ata që kanë bërë pazare me Millan Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së.

Prandaj Vuçiqi kurrë nuk ka qenë më i fortë në veri se sa sot, nën qeverisjen Kurti-Sveçla. Po të mos ishte presioni i SHBA-së dhe NATO-s ai do të bënte kërdinë në veri.

Edhe kështu, sot në veri nuk zbatohen targat e Kosovës, nuk zbatohen ligjet e Kosovës. Vazhdojnë ndërtimet e objekteve dhe kampusit universitar me financimet e Serbisë, pa lejen e institucioneve tona.

Shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale janë nën varësinë e plotë të Serbisë. Tashmë me marrëveshjen Llajçak-Bislimi të Bratisllavës edhe policisë i është imponuar varësi nga EULEX e KFOR-i.

Çka të thuhet? Era po vjen, ama jo shtet.

Të ngjashme