VV-ja e pyet Çeku për rënien e blloqeve në vitin 2006, ai thotë se kjo ndodh edhe në këtë kohë

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 15:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Et’hem Çeku, është intervistuar të hënën nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit Hajdar Beqa, e pyeti Çekun për kompetencat që i ka pasur si ministër.

“A keni pas kompetenca të plota ju apo ndërkombëtarët, a keni pas kompetenca në shitblerje, a keni pasur interferim që apo ndikim në formulën e çmimit dhe a kanë hyrë edhe humbjet në faturimin te konsumatorët”, pyeti Beqa.

“Realisht në këtë periudhë ishim në bartjen e kompetencave dhe nuk kemi pasur shumë kompetenca në këtë kohë. Te investimet kapitale i kemi mbështet KEK për investime kapitale, që e kemi mbështet sektorin energjetik. Ministria që kam udhëhequr, jemi fokusuar në strategjinë për projektet energjetike dhe në legjislacionin si ministri.

E deputeti i VV-së, Armend Muja, pyeti për vendimin e Qeverisë që “Bejta Comerc” t’i jep leje për vlerësimin e aseteve.

“Në vitin 2005 është pranuar për vlerësimin e aseteve. A e keni ditur në lidhje me privatizimin e KEDS-it”, pyeti Muja, teksa e pyeti edhe për deklaratën e tij si deputet.

Për këtë të fundit, nuk u përgjigj, pasi tha se nuk është i thirrur për t’u përgjigjur si deputet por si ministër.

“Nuk më kujtohet për vlerësimin e aseteve dhe nuk ka pasur asgjë që nuk ka pasur diçka që nuk kemi shtyrë çka ka qenë në të mirë të energjisë”, tha Çeku.

Rënia e blloqeve në atë kohë, ngriti debat ndërmjet pozitës dhe opozitës. Të parët e pyetën ish-ministrin Çeku nëse ka marrë masa për rënien e këtyre blloqeve, ndërsa opozita thanë se e njëjta po ndodh edhe në vitin 2022.

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, e pyeti Çekun në lidhje me rënien e blloqeve atë kohë, raporton EO.

“A keni marrë masa për rënien e këtyre blloqeve dhe a ka pas ndonjë shkarkim, sepse nëse e llogarisim në çdo tretën ditë ka pasur rënie të bllokut”, tha Thaçi.

“Sa herë kam shkuar e sa herë jam kthyer ka rënë blloku, edhe sot po ndodh kjo. Në mbledhjen e Bordit, unë kam kërkuar shkarkimin e menaxhmentit”, tha Çeku, teksa sërish deputeti i VV-së e pyeti nëse ka dërguar ndonjë kallëzim penal.

Të ngjashme