VV-ja qe 3 muaj po e saboton Komisionin Hetimor për Rezervat

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 18:59 | Nga Doarsa Kica

Roli i deputetit nuk është të mbrojë HAJNI të dyshuara.

Sot u thashë deputetëve të VV-së se duhet bërë KALLËZIM PENAL, nëse ministrja Hajdari vazhdon të fshehë, e këta vazhdojnë ta mbrojnë.

E morën shumë personale disa. Madje njëri më tha: po kërcënon.

Po kërcënoj me çka? Me drejtësi? Me procedurë të ligjshme gjyqësore?

Komisionin hetimor për MIELL E VAJ, VV nuk e la të funksionojë. 3 muaj sabotim e 3 muaj manipulim.

Ministrja po refuzon t’i dorëzojë dokumentet. Një hall duhet ta ketë. E VV po e mbron dikë që dyshohet për krim. Çka i bën kjo ata?

Mos të harrojmë – ne kemi imunitet funksional, por nuk jemi imun ndaj ndjekjes penale.

Kushdo që ndjehet i kërcënuar, është dashur të mendoj para se ta sjell veten në situatë që të frikësohet nga hetimi penal.

Të ngjashme