Ekonomia Online
FUNDIT

VV po tenton që humbjet juridike në Gjykatën Kushtetuese t’i paraqesë si “përpjekje mjerane të opozitës” kundër luftimit të korrupsionit

VV po tenton që humbjet juridike në Gjykatën Kushtetuese t’i paraqesë si “përpjekje mjerane të opozitës” kundër luftimit të korrupsionit

E kam thënë edhe herë tjera se Kryeminisitri Kurti do të tentojë në vazhdimësi që humbjet e tij juridike në Gjykatën Kushtetuese t’i shndërrojë në fitore politike partiake. Njëjtë paska vepruar edhe dje. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi shkeljet e bëra nga pushteti me anë të Ligjit për Këshillin Prokurorial, e ka konsideruar si përpjekje […]

E kam thënë edhe herë tjera se Kryeminisitri Kurti do të tentojë në vazhdimësi që humbjet e tij juridike në Gjykatën Kushtetuese t’i shndërrojë në fitore politike partiake.

Njëjtë paska vepruar edhe dje. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi shkeljet e bëra nga pushteti me anë të Ligjit për Këshillin Prokurorial, e ka konsideruar si përpjekje mjerane të opozitës dhe institucioneve juridike, kundër angazhimit të tij për ta luftuar korrupsionin.

Në fakt kryeministri Kurti nuk është i interesuar ta luftojë këtë të fundit. Sepse ai e dinë që kjo punë në një demokraci kushtetuese nuk mund të bëhet kundër rendit kushtetutues. Ose të paktën duhej ta dinte. Por, nën emrin e kësaj lufte ai tenton t’i shtrijë tentakulat e tij të pushtetit mbi cdo institucion nominalisht të pavarur.

Askush nuk po thotë se në përmbajtje në të kaluarën ato ishin të pavarura. Dhe nuk i nënshtroheshin presionit politik dhe partiak. Por të paktën në formë e ruanin pavarësinë. Dhe për aq kohë sa forma ekziston atëherë edhe mundësia e kritikës dhe presionit për korrigjim të realitetit në përputhje me formën ideale nuk mund te zhbëhet.

Dhe partitë opozitare me dërgimin e kësaj lënde në Gjykatë Kushtetuese ia dolën që ta mbrojnë formën ideale të demokracisë kushtetuese. Dhe kjo nuk është pak. Mirëpo, problemi është se kjo mbrojtje ishte punë e pastër juridike e përfaqësuar nga një avokat i suksesshëm. Dhe nuk shënon ndonjë fitore të tyre politike.

Mbase ky paradoks, e pasqyron dallimin ndërmjet pushtetit dhe në këtë rast PDK-së. Që derisa i pari humbjet juridike dhe kushtetuese po i shndërron në fitore politike, e kundërta po ndodh me opozitarizimin e kësaj partie, që sukseset juridike nga puna profesionale e përfaqësuesit zyrtar juridik nuk po arrinë t’i kapitalizojë në fitore politike. Ngase aktivitetin politik nuk e zëvendëson vetëm përfaqësimi ligjor.

Të ngjashme