Wenger u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 17:58 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, u ka kërkuar falje tifozëve të këtij klubi për çdo vuajtje që u ka shkaktuar gjatë karrierës së tij në Londër.

Francezi, që së fundmi festoi 20-vjetorin si trajner i “Topçinjve”, duke bërë shaka ka thënë se ndihet keq që tifozët e kubit e kanë dëgjuar atë për 20 vjet.

“Po, janë 20 vjet – Më vjen keq. Do të doja t’ju falënderoja tifozëve për përkrahjen e vazhdueshme dhe t’u kërkoj falje për çdo minutë që ju kam bërë të vuani në këto 20 vjet! Por ju nuk dukeni shumë keq si njerëz që keni vuajtur për 20 vjet. Më vjen keq për djalin që lindi 20 vjet më vonë dhe ka njohur vetëm një menaxher. Dua ta siguroj atë se kur të jetë 40 do të dijë më shumë. Jam përpjekur të shërbejë shumë për këtë klub për 20 vjet”, ka thënë Wenger në një mbledhje të bordit të klubit.

Wenger ka thënë se beson që Arsenali mund të jetë kandidat për titull sivjet, por për këtë ka shtuar se duhet akoma kohë për të parë gjasat.

Francezi me Arsenalin ka fituar tre tituj të Premier Ligës, i fundit më 2004.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme