Will Smith lufton me krijesat mistike në filmin “Bright” (Video)

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 08:25 | Nga

Në filmin “Bright”, Will Smith luan rolin e një polici i cili jeton krah për krah me krijesat mistike.

Për ta gjetur armën për të cilën të gjithë janë të gatshëm të vrasin, protagonisti kryesor detyrohet t’i bashkojë forcat me një prej këtyre krijesave fiktive të njohur si Orc – në filmin që është i zhanrit aksion-thriller.

Regjinë e ka bërë David Ayer, ndërsa skenarin e ka shkruar Max Landis.

Krahas Smith, në këtë film luajnë edhe Lucy Fry, Joel Edgerton, Noomi Rapace, Ike Barinholtz dhe të tjerë.

Premiera e “Bright” është caktuar të shfaqet me datën 22 dhjetor të këtij viti.

https://youtu.be/pzHWStgJRmk

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme