Xhaferi: Ivanov nxiti dhunën në Kuvend më 27 prill

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 19:22 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi deklaroi se dhënia e mandatit për formimin e Qeverisë së re tregon për kthjellimin e presidentit George Ivanov pas të gjitha pengesave që paraprakisht i bëri këtij procesi.

Sipas tij, Ivanov ka përgjegjësi edhe për ngjarjet më 27 prill në Kuvend, ku u ushtrua dhunë mbi deputetët e shumicës.

Xhaferi tha se pret koordinim mes partive për të caktuar seancë parlamentare ku do të shpaloset program qeveritar dhe do të zgjidhet edhe çështja e zgjedhjeve lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme