Xhaferi: Nga referendumi për emrin do të përfitojnë edhe Kosova, edhe Shqipëria

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 19:58 | Nga

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se përgjigja pozitive e qytetarëve në referendum do të sjellë benefite edhe për shtetet fqinje, respektivisht për Shqipërinë dhe Kosovën.

Madje, sipas tij, institucionet e këtyre dy vendeve do të kenë më pak brenga sa i përket gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, ku dihet se anëtarësimi në BE dhe NATO do t’ua përmirësojë jetën atyre, transmeton Klan Kosova.

Ai shpreson se ky proces do t’i hapë rrugë edhe Kosovës për të filluar bisedimet për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Benefitet në kontekst të fqinjve, konkretisht të Kosovës dhe Shqipërisë, është se institucionet e tyre do të jenë më të relaksuara për statusin dhe gjendjen e shqiptarëve këtu”.

“Anëtarësimi ynë në BE dhe NATO mundëson që brengat e Kosovës e Shqipërisë të jenë më të relaksuara, përderisa anëtarësimi ynë ndikon pozitivisht në uljen e tensioneve ndëretnike”.

“Është dobiprurëse edhe për fqinjët, sepse mund të shërbejë si modalitet për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike”.

“Shqipëria bashkë me ne ka fituar datën e qershorit për fillim të bisedimeve për aderim në BE dhe kjo mundëson që të fokusohet gjithë korpusi politik i Unionit Evropian që të jetë pjesë e Unionit Evropian edhe Kosova”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme