Xhaferoviq dhe Komshiq e refuzojnë takimin me Lavrovin

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq dhe anëtari kroat, Zheljko Komshiq, vendosën të bojkotojnë takimin me shefin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov.

Në ditën e dytë të vizitës së Lavrov në Bosnjë,  ishte planifikuar një takim me Presidencën tre-anëtarëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton Tanjug.

Komshiq dhe Xhaferoviq thanë se e refuzuan takimin sepse sipas tyre një zyrtar rus nuk respektoi institucionet dhe kushtetutën e Bosnjës.

Të ngjashme