Xhaka për ndeshjen e së dielës: Mund të shkruajmë historinë

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka folur për ndeshjen që do të zhvillohet të dielën mes ekipit të tij dhe Werder Bremenit.

Në rast të fitores, Leverkuseni do të shpallet kampion i ri i Bundesligës.

Ekipi i udhëhequr nga Xabi Alonso është në finale të Kupës së Gjermanisë dhe në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Xhaka u shpreh se ata mund të shkruajnë historinë.

“Ne e dimë se mund të shkruajmë historinë. Për klubin, për tifozët, për veten tonë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të përfunduar punën. Edhe një herë lojtarët vijnë nga banka rezervë dhe vendosin lojën. Ne kemi një skuadër ku të gjithë bëjnë pjesë në njëmbëdhjetëshen fillestare. Ju fitoni ndeshje me pak lojtarë, por si ekip fitoni tituj”, përfundoi ai.

Të ngjashme