Yllka Kuqi merr vaksinën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Siç ndodh gjithnjë, lajmi është njoftuar përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.

Artistja, e cila në Instagram numëron 133 mijë ndjekës, ka publikuar një imazh nga makina pas marrjes së vaksinës.

“E vaksinuar nga COVID-19”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që njëherësh shfaqet natyrale me një palë syze të zeza në formë të rrumbullakët.

Në një tjetër postim të publikuar në InstaStory, nëna e një vajze shfaqet duke kënduar nga makina dhe thotë me shaka se ky është ‘rezultati pas vaksinës’.

Vaksinën ditë më parë e mori edhe këngëtari Robert Berisha gjatë qëndrimit në Ulqin.

Era Istrefi, Valdrin Sahitit, Mozzik e Loredana Zefi janë të tjerë të famshëm shqiptarë që u vaksinuan kundër coronavirusit. 

Të ngjashme