Yuri Kim mesazh liderëve politikë: Ju jeni përgjegjës

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ndërkohë që kundërshtarët politikë e akuzojnë njëri-tjetrin për pengimin e punës së Këshillit Politik, ku po diskutohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një tjetër ndërhyrje.

“I kujtojmë kryeministrit Edi Rama, kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe liderëve të tjerë, të gjitha angazhimet që kanë marrë përsipër në marrëveshjen e 5 qershorit dhe çdo nismë tjetër përtej 5 qershorit. Angazhimet, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të bëhen në mirëbesim. Shtetet e Bashkuara do t’iu mbështesin gjithmonë, por ju, liderët shqiptarë, jeni pala përgjegjëse”, ka shkruar ambasadorja në llogarinë e saj në Twitter./ A2 CNN

Të ngjashme