Zaev uron Tsipras: E përjetshme Marrëveshja e Prespës

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka uruar homologun e tij grek, Alexis Tsipras për votimin e sotëm të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

” Urime mikun tim Alexis Tsipras, së bashku me popujt tanë kemi arritur një fitore historike. Jetoni Marrëveshjen e Prespës! Për paqen e përjetshme dhe përparimin e Ballkanit dhe në Evropë!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Kjo marrëveshje ka të bëjë ndryshimin e emrin të Maqedonisë në Maqedoni Veriore.

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë vjen pas 27 vitesh të refuzimit të emrit nga ana e Greqisë.

Të ngjashme