Zana Spahiu zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e detyrës së drejtorit.

Këtë funksion do ta ushtrojë Zana Spahiu, e cila edhe më herët e kishte mbajtur këtë pozitë.

Ajo, në televizionin publik e kishte mbajtur edhe pozitën e udhëheqëses së Zyrës Ligjore.

Të ngjashme