Zbardhet strategjia e Opozitës: Protestë çdo të enjte para Kuvendit

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve në rrethe për të rakorduar vijimin e aksionit opozitar.

Mësohet se është marrë vendim që protestat të vijojnë çdo të enjte përpara Kuvendit.

Kjo është forma e rezistencës për të kërkuar krijimin e qeverisë tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kuvendi do të mblidhet sërish më 28 shkurt. Seanca e së enjtes së shkuar u anulua nga frika e një konfrontimi mes protestuesve dhe deputetëve të mazhorancës.

PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, ndërsa kryeministri Edi Rama deri më tani është treguar i prerë duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021./lapsi.al

Të ngjashme