Zbardhet vrasja e shqiptarit në Australi, në pranga edhe një femër

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e në shqiptari më 12 tetor në Australi.

Dy prej personave të rënë në pranga janë 23-vjeçari Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie McCormack.

Mediat australiane shkruajnë se shqiptari i ekzekutuar në banesën e tij është identifikuar si 46-vjeçari Urim Gjabri, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Sipas policisë dy të arrestuarit janë pjesë e një bande kriminale të përfshirë dhe në vrasje të tjera. Vajza e arrestuar, 20-vjeçarja Bridie, ka ndihmuar vrasësin të futet në banesë dhe të ekzekutojë shqiptarin. Disa ditë më parë, më 21 Tetor u arrestua për këtë ngjarje edhe Aaron Donald Carver 35 vjeç, i akuzuar për vrasje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme