Është mbajtur të shtunën tryezë e rrumbullakët “Zbatimi i Rezolutës 1325 në nivelin lokal”, në kuadër të konferencës rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë tryezë u tha se pozita e gruas në vendimmarrje në nivelin lokal është përmirësuar në krahasim me vitet e kaluara, po që ende ka sfida për gratë që të përfshihen në vendimmarrje dhe hartim të politikave.
Deputetja nga Lidha Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se kjo është rezoluta më e mira që është bërë ndonjëherë për gratë, paqen dhe sigurinë
Ajo tha se rezoluta 1325 e miratuar nga Këshilli i Sigurisë i OKB-së riafirmon rolin e rëndësishëm të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, negociatat e paqes, ndërtimin e paqes, paqe ruajtjen dhe thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe përfshirjen e plotë në të gjitha përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë.
Ajo tha se sot shifrat tregojnë se pozita e gruas në vendimmarrje në nivelin lokal shkojnë në orientime pozitive, me gra nënkryetar, drejtoresha dhe kështu më radhë.
“Në vitin 2009-2010 për herët të parë elektorati ka zgjedhur drejtpërdrejt kryetarin e komunave në Kosovë në këto zgjedhje të gjithë kryetaret ishin meshkuj dhe vetëm 9.4 për qind ishin nënkryetare pra gra. Kishim këto parametra për pozitën e gruas në vendimmarrje në nivelin lokal, ndërsa sot shifrat shkojnë në orientime pozitive të grave nënkryetar, drejtoresha dhe kështu më radhë. Kemi gra që kanë kapërcyer të gjitha tabutë duke dalim më të votuara se burrat në nivelin lokal”, tha ajo.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, duke folur për përvojën e saj si gruaja e parë në Kosovë që u zgjodh për ta udhëhequr një komunë, tha se si kryetare një nga fushat ku është fokusuar ka qenë evitimin e martesave të hershme dhe largimin nga shkolla të vajzave nga komunitete rom, ashkali dhe egjiptian.
Kusari Lila përmendi edhe disa nga përpjekjet e saj për të fuqizuar rolin e gruas në shoqëri dhe vendimmarrje.
Ajo tha se sa ka qenë kryetare nga 12 drejtori sa ka pasur komuna e Gjakovës, bartës kanë qenë gjashtë gra dhe gjashtë burra. Sipas saj, çdo komunë ka mundësi dhe potencial që të këtë më shumë gra bartëse të dikastereve në nivelin lokal.
“Gjakova është një komunë e cila përqindjen e ka mjaftë të larët të komunitete rom, ashkali edhe egjiptian, ndërsa ikej nga shkolla të vajzave nga këto komunitet mbete ende shqetësuese. Komunikimi për evitimin i martesave të hershme ka mbetur fokus i imi për katër vite sa kam qenë kryetare e Komunës. Si kryetra kur e kam përfunduar mandatin nga 12 drejtori, bartës kanë qenë gjashtë gra dhe gjashtë burra. Unë mendoj se ka mundësi dhe potencial që secila komunë, jo ti ketë 50-50, por më tepër të këtë gra bartëse të dikastereve në nivelin lokal se sa burra për faktin se edhe kapacitet janë dhe fokusi i grave lidhet aktivitetin e grave profesioniste”, ka thënë ajo.
Zëvendës-Kryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjancic, ka thënë se në këtë komunë nga shatat drejtori sa janë aktualisht, katër prej tyre udhëhiqen nga gratë që sipas saj, janë të suksesshme dhe me përvojë.
Adjançiq tha se për këtë vit, fokusi kryesor është në investimet kapitale, duke përfshirë rregullimin e sipërfaqeve publike në qytet dhe subvencionet.
“Kur u vendos emërimi im ju gjithë e dini si ishte situata politike atëherë. Qytetaret më thonin si përnjëherë takoheni me njerëz, ju thoja sa keni ju nevojë për mua kamë nevojë unë për ju, vetëm më thoni si të ja bëjë. Kështu e kuptova që është një punë sikurse ne minierë dhe se ka shumë punë. Kur komuna u krijuar ajo kishte shtatë drejtori. Katër gra drejtoresh të cilat janë të suksesshme dhe me përvoje. Kemi vendimin e kryetarit te komunës ku për çdo fëmije të lindur nga janari i këtij viti nëna e fëmijës do ti merr 300 euro, po ashtu edhe subvencion për qiftet e reja, ky është shembull i mirë edhe për komunat e tjera”, ka thënë ajo.
Ish-Kryetarja e Komunës së Tetovës, nga Maqedonisë së Veriut,Teuta Arifi, duke folur për sfidat që ka kaluar si kryetare e kësaj komune tha se duhet të punohet brenda partive politike që për kryetare komunash duhet të kandidojnë edhe gratë.
“Ne bëmë një bashkëpunim të ndihmuar nga NDI dhe OSBE për të bërë një ligj i cili siguronte që çdo e treta grua të jetë anëtare e listave, jo për parlament por për zgjedhjet lokale. Me qenë se qeveria nuk e pranoj amendamentin tonë edhe ligjin u dashtë që ta votojmë në parlament dhe të gjitha grupet parlamentare shkuam lobuma dhe e kaluam. Sfidë është çështja e të qenit kryetar komune. Të dy mandatet i kam fituar më shumë mbështetje”, ka thënë ajo.
Kjo konferencë është organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes fascilitimit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), nëpërmjet përkrahjes së Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, si dhe Ambasadës Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë.