Zbulohen emrat e krerëve të lartë që do t’i marrë Gjykata Speciale

Prishtinë | 26 Mar 2017 | 12:05 | Nga

Milaim Zeka në një intervistë të dhënë për emisionin “Personale” në Tekevizionin Dukagjini ka theksuar se kjo Gjykatë bëhet për ta pastruar skenën politike të Kosovës.

Kjo gjyjatë poashtu sipas tij do të merret me vrasjet që janë kryer pas luftës ndaj shqiptarëve.

Në kët intervistë Zeka tha se Hashim Thaçi në një drekë që kishte pasur me të para disa ditësh i ka thënë si në humor, se edhe vetë gazetari do të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale.

Ndonëse dje nuk ka përmendur emra, para disa muajsh Zeka ka thënë se në Gjykëtë do të përfundojnë udhëheqësit më të lartë të vendit si: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti e shumë ish – komandantë të tjerë. (Gazeta Blic)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme