Zeka: Vonesat në zbatimin e pakos së rimëkëmbjes do të rëndojnë edhe më tutje gjendjen ekonomike

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 16:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online, shpreh pakënaqësi për mos implementimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, për punëtorë e sektorit privat dhe mundësinë e tërheqjes së 10 përqindësh nga Trustit Pensional.

Kuvendi i Kosovës, as pas tentimit të gjashtë nuk ka arritur ta miratojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Zeka thotë se vonimi i miratimit të pakos ekonomike, do të krijojë humbje për ndërmarrjet e sektorit privat, qytetarët, e cila më pas do të ketë efekte edhe në ekonominë e vendit.

“Do të humbasin ndërmarrjet e sektorit privat, qytetarët dhe krejt në fund pasojat përfundimtare do të rëndojnë në ekonominë e vendit tonë. Ne kemi thënë se mos kalimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike dhe  mos krijimi i kornizës së nevojshme ligjore që do të mundësonte zbatimin e masave të rimëkëmbjes ashtu siç janë paraparë me programin për rimëkëmbje ekonomike, do të bëjë që jo vetëm sektori privat të mos i sanoj dëmet që janë shkaktuar pas vendosjes së masave kufizuese me qëllim parandalimin e pandemisë, por në të njëjtën kohë edhe Republika e Kosovës në tërësi të humbas hapin me shtetet e tjera të rajonit për sa i përket rritjes ekonomike ose më mirë të them rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë. Ngjashëm po thuhet edhe në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare tashmë po përmenden shtetet e tjera të cilat do të dalin me rritje më të madhe edhe brenda vitit 2020 dhe vitet e ardhshme. Deri më tani Kosova ka qenë e para sa i përket rritjes së normës ekonomike”, shtoi Zeka

Zeka theksoi se pritshmëritë e qytetarëve janë të mëdha që të kalojë ky projektligj edhe që të krijohet mundësia e tërheqjes së 10 përqindëshit të mjeteve të kursyera pensionale.

Ai tha se është e rëndësishme amnestia tatimore dhe heqja e gjobave për gjatë periudhës sa kanë zgjatur masat me përhapjen e pandemisë.

“Pritshmëritë e qytetarëve tashmë janë që të kalojë ky projektligj edhe që të krijohet mundësia e tërheqjes së 10 përqindëshit të mjeteve të kursyera penosionale që ne si Odë  Amerikane e kemi quajtur megjithatë si një masë jokonvencionale. Megjithatë po flasim për një masë që nuk përfshinë në mënyrë direkte përkrahjen direkte të shtetit, por po flasim për një masë e cila qytetarëve iu mundëson tërheqjen e kursimeve të tyre pensionale dhe ti vënë në shfrytëzim të rritjes ekonomike. Ajo që është më e rëndësishme është lehtësimi i qasjes në financa për ndërmarrjet e sektorit privat në vend. Po aq të rëndësishme janë amnestia tatimore dhe heqja e gjobave për gjatë periudhës sa kanë zgjatur masat me përhapjen e pandemisë”, shtoi ai.

Kosova mbetet ndër vendet e fundit sa i përket zbatimin të pakove për rimëkëmbje ekonomike, pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Të ngjashme