Zelensky: Është e rëndësishme që Putini të humbasë, dështimi i tij është siguria jonë

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në fjalën e tij në Samitin për Ukrainën, përmendi nevojën që Rusia duhet të humbasë.

Zelensky potencoi se regjimi i Putinit duhet të humbasë, pasi siç tha ai, me dështimin e tij do të ketë siguri, njofton Klankosova.tv

“Është hera e dytë që po takohemi në një format të tillë. Kryeministër faleminderit për mikpritjen. Tani po përcaktohen rrugëtimet për Evropë për breza të ardhshëm. Evropa të jetë hapësirë që çdo vend që të përcakton fatin e vet”, u shpreh Zelensky.

“Është e rëndësishme që Putini, regjimi i tij të humbasë, dështimi i tij është siguria jonë. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme, dikush meriton më shumë siguri apo paqe apo dikush injorohet për paqen që nuk e ka”.

“Çdo komb në Evropë që i ruan parimet e meriton integrimin. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komunitetit evropian dhe euroatlantik”, vazhdoi ai.

Ai ka ftuar të gjithë të pranishmit në samitin e parë global që do të mbahet në Zvicër.

“Ne kemi treguar vërtetuar që mund t’ bësh ballë armikut që është më i fortë në botë, çdo komb mund t’ia dalë”.

Zelensky gjithashtu paralajmëoi një forum për industrinë e mbrojtjes.

“Do të prezantojë detaje që të organizohet një forum për industrinë e mbrojtjes qoftë në Kiev qoftë në një nga vendet e tuaja (Ballkan)”.

“Gjithçka që na bën neve partnerë të mirë e bën Putinin më të dobët e dobëson atë, për këtë arsye ai investon aq shumë në ndarje dhe kriza ai e di me perça e sundo, ai e di fare mirë se çka i bën mirë interesave të tij, Ne duhet të shohim se çka i bën mirë interesave tona. Vetëm në këtë formë do të mbrojmë ne do të mbrojmë njëri-tjetrin”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Të ngjashme