Zelensky i kërkoi Biden-it që ta zbuste retorikën në situatën Ukrainë – Rusi, sipas CNN-it

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kishte thënë presidenti Joe Biden në një telefonatë të enjten që ta zbusë retorikën rreth situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi që mund të shkaktojë panikë.

Zelensky ia bëri këtë kërkesë përmes një telefonate që “nuk shkoi mirë” sipas CNN-it që mbështetej në një burim ukrainas.

Kjo thirrje erdhi pasi Biden-i i kishte thënë Zelensky-t që Rusia mund mund ta pushtonte brenda javësh.

Zelensky e shfrytëzoi thirrjen me Biden-in që t’i kërkojë që “t’i zbusë mesazhet”, pasi që një gjë të tillë po mundohen ta bëjnë zyrtarët ukrainas gjatë kohëve të fundit.

Të ngjashme