Zelensky: Mund të mbajmë zgjedhje demokratike në Ukrainë nëse na ndihmon Perëndimi

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Në Ukrainë mund të mbahen zgjedhje demokratike edhe pse vendi ndodhet në luftë. Kjo sipas presidentit të vendit Volodymyr Zelensky.

Lideri ukrainas tha se zgjedhjet mund të mbahen, por vetëm nëse plotësohen kushtet e duhura me ndihmën e Perëndimit. Për momentin në vend është në fuqi ligji i luftës, i cili zgjatet çdo 90 ditë dhe pritet të t’i mbarojë afati më 15 nëntor.

Zgjedhjet parlamentare në vend normalisht do të mbaheshin në mars të vitit që vjen.
Po ashtu, Zelensky deklaroi se Ukraina rrezikon që të humbasë mbështetjen ushtarake të disa prej fuqive të mëdha nëse fusha e betejës zhvendoset në territorin rus.

Të ngjashme