Zelensky paralajmëron se Ukrainën e presin “24 orë kritike”

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e pestë. Forcat ruse në orët e hershme të së enjtes kanë nisur pushtimin e Ukrainës. Sulmi i Rusisë është dënuar nga SHBA-ja, BE-ja e shumë shtete tjera, duke i vënë një mori sanksionesh.

Ndërkohë Ukraina po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga shtete të ndryshme për të përballuar agresionin rus.

Bjellorusia ka deklaruar janë të përgatitur për t’i pritur të hënën Ukrainën dhe Rusinë në bisedime, derisa po zhvillohet dita e pestë e luftimeve.

Ukraina, siç raporton BBC, ka rënë dakord t’i dërgojë diplomatët e saj në kufirin ukrainas-bjellorus, pavarësisht deklarimeve të kreut të Bjellorusisë , Alexander Lukashenko, se qëndron krah Rusisë.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.

Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të vendit, tha se bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.

Ndërkohë, përkundër garancisë, Ukraina të dielën njoftoi se është goditur nga disa raketa bjelloruse.

Një deklaratë ukrainase më herët tha se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko kishte “marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.

Të ngjashme