Zemaj për tentim atentatin: Policia po merret me rastin, ne po e bëjmë punë tonë të përditshme

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka konfirmuar tentim atentatin ndaj tij dhe bashkëpartiakëve, raporton Ekonomia Online.

Ai ka falënderuar Policinë për punën që po bënë për këtë rast, duke u rekomanduar gazetarëve që për më shumë detaje t’i drejtohen këtij institucioni.

Zemaj ka shtuar se bashkë me deputetët e tjerë po merren me aktivitet të përditshme.

“Faleminderit shumë, gjithçka është në dorën e organeve të rendit të Republikës së Kosovës, është vlerësim i tyre, është gjykim i tyre, ne e bëjmë punën tonë, jemi përfaqësues të qytetarëve, vazhdojmë me punën në Kuvend dhe sigurisht çdo gjë qartësohet nga Policia dhe hetuesia”.

“Personalisht në këtë fazë mbetet fjalën e vet ta thotë drejtësia, pjesët tjera ne i marrim, pyetne Policinë e Kosovës, ata i kanë informacionet, i kanë informatat me partnerët ndërkombëtarë, me gjithë të tjerë, ashtu janë ndarë edhe me neve edhe ne ashtu do ta vazhdojmë punën tonë”.

“Gjithçka çka është dashtë nga organet e rendit është vlerësim pozitiv edhe punë e mirë që e kemi parë deri më tani. Gjithmonë më juve, me qytetarët e ndershëm të Republikës së Kosovës edhe me ata të cilët janë duan të mirën vendit, po, atëherë Kosova mund të ketë armiq me emra të përveçëm, po Kosova dhe qytetarët ata që e dojnë lirinë, pavarësinë, demokracinë janë më të mëdhenj se sa kriminelët”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë se janë duke e hetuar këtë rast të cilësuar si kanosje.

Sipas informacioneve të para, kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë. Këto organe thuhet se kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të lartpërmendur.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme