Zgjedhjet në Greqi, një kandidate shqiptare në Athinë

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Ariana Bariaba garon për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit grek, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Greqi.

Në Greqi,edhe pse zyrtarisht vendi është në heshtje parazgjedhore, shtabet e kandidateve ne zgjedhjet lokale vazhdojnë punën për të informuar votuesit për mënyrën dhe vendit e votimit.

Në këtë proces të shumëfishtë zgjedhor, partitë politike, por edhe kandidatët kanë shpalosur projektet e tyre nëse do te dalin fitues nga gara, shkruan Top Chanel, transmeton Klan Kosova.

Kandidatja për Këshillin bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba, thotë se stafi i saj po punon intensivisht për të sqaruar bashkë-atdhetarët për mënyrën e votimit, por edhe se ku ata do të votojnë.

Ajo shprehet optimiste, pasi siç thotë, projekti i saj në bashkinë e kryeqytetit helen, parashikon mbështetje për shtresat në nevojë, siç janë banesa sociale, kuota punësimi në bashki për shtetasit shqiptarë që banojnë në kryeqytetin helen dhe ndërtimin e një qendre kulturore për emigrantët shqiptarë atje.

“Dita e nesërme është dita më e rëndësishme për të gjithë ne. Bashkia e Athinës parashikon mbështetje edhe për shqiptarët. Siç janë banesa sociale, qendrat kulturore për të gjitha festat tona. Shqiptarë përbëjnë 5 % të popullsisë, çka na jep mundësinë për të kërkuar edhe punësim në Bashki”, tha për Top Channel kandidatja për Këshillin bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme