Zgjedhjet presidenciale në ShBA, Trump tallet me Bidenin: Do ta rifitojmë Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump shprehet i bindur se do ta mposhtë rivalin e tij demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Ish-presidenti i SHBA-së ka nisur fushatën elektorale, ku kësaj here ishte ne New Hampshire dhe premtoi se do ta shkatërrojë Biden-in.

“Ne do të rifitojmë Shtëpinë e Bardhë. Një vend i zhytur në dhunë dhe krim, i dërrmuar nga inflacioni, ku bankat ‘falimentojnë’. Në vitin 2024, Amerika do të ketë zgjedhjen midis ‘suksesit dhe dështimit’, ‘sigurisë apo anarkisë’, ‘prosperitetit apo fatkeqësisë’ Ne do të dërrmojmë Joe Biden”, tha Trump.

Vuçiq flet për okupim në Veri: Duhet t’i vijë fundi, ne do të vendosim kur…
Gjatë paraqitjes së tij, Trump po ashtu ka imituar Biden në një moment, teksa ai u hutua në skenë dhe nuk po arrite që të dilte nga skena.

Të ngjashme