AKR-ja demanton çdo sondazh, thonë se matjet në terren janë ndryshe

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re të premten ka mbajtur konferencë mbi sondazhet e përgatitura nga ky subjekt politik, raporton Ekonomia Online.

Kjo parti ka demantuar sondazhet që janë nxjerrë nga mediet e ndryshme, teksa thonë se sondazhet për t’u nxjerrë duhet bërë prezantime reale dhe jo manipuluese, raporton EO.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka demantuar çdo sondazh të mundshëm nga disa medie dhe që tashmë kjo ka ndodhur edhe më parë.

“Demantojmë çdo sondazh dhe është ai i cili na shqetëson edhe nga disa medie të cilat janë prezantuar ditë më parë, dhe që dallon nga matjet nga terreni”, tha Pacolli.

Kandidati i kësaj partie për Prishtinën, Gëzim Mehmeti tha se sondazhet për t’u nxjerrë duhet prezantime reale dhe jo manipuluese, dhe sipas tij jo të nxirren sondazhe që nxjerrin më pak kandidaturën e tyre

“Për tu nxjerr një sondazh kredibil duhet bërë me metoda ndryshe, por vetëm prezantime manipuluese dhe këtë e di e jam i bindur që nuk mund të bëhet manipulime me qytetarët e Prishtinës. Duhet të jemi shumë serioz se çfarë nxjerrin mediet dhe kemi pasur rast të njëjtë edhe në vitin 2017 ku sondazhet e kanë nxjerrë më pak”, tha Mehmeti.

Tutje ai tha se duhet t’i lënë qytetarët të lirë të votojnë dhe të mos dëmtohet demokracia e tyre.

“Ne kemi sondazhe kemi matje dhe për hir të respektit të demokracisë nuk duam t’i publikojmë tash por t’i lëmë qytetarët që të fitoj demokracia”, përfundoi ai.

Të ngjashme