Bedri Hamza fiton votat për deputet

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputet, Bedri Hamza, ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Nuk dihet akoma numri, mirëpo siç mëson “Jepi zë”, Hamza del të jetë një prej njerëzve më të votuar në PDK.

Me këtë zgjedhje, ish-kreu i grupit parlamentar të PDK-së, bëhet deputet për herë të katërt në Kuvendin e Kosovës.

Sidoqoftë, duhet theksuar se edhe dy kandidatë të PDK-së nga Mitrovica kanë vota mjaft shumë, mirëpo duke ditur se varësisht nga votat e diasporës ndryshon rezultati, “Jepi zë” nuk do të publikojë emrat.

Ndryshe, me Bedri Hamzën, shkon në katër numri i deputetëve nga Mitrovica, pasi nga VV-ja arritën të marrin votat e nevojshme 3 kandidatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme