Tahiri: I kemi bërë ftesë zyrtare VV-së për koalicion në Vushtrri

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i aktual i komunës së Vushtrrisë dhe kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri, në emisionin Zgjedhjet në Kohë në KTV, ka njoftuar se i kanë bërë ftesë edhe zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion para-zgjedhor për raundin e dytë në balotazh me 14 nëntor.

“Së bashku me Lëvzjen Vetëvendosje kemi pasur një bashkëqeverisje të suksesshme dhe e kemi mbajtur atë qeverisje për tri vite, dhe gjithashtu kemi pasur edhe suksese të përbashkëta mirëpo kishim edhe ngecje të përbashkëta” ka thënë Tahiri.

Të ngjashme