Voton kryeministri Kurti: Komuna është qeliza e Republikës

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 10:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova po e përmbyll një vit të suksesshëm të zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Pasi votoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, Kurti tha se komuna është qeliza e Republikës. Me këtë rast, ai i ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

“Si qytetar i republikës porsa e ushtrova të drejtën demokratike për të votuar, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është e rëndësishme në njërën anë për qytetarët dhe është qeliza e Republikës. I inkurajo qytetarët që ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre, nëpërmjet udhëheqësve. Moti është i bukur dhe pjesëmarrja është e pritshme. Mekanizmat shtetëror do të kujdesen për mbarëvajtje. Më 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të suksesshëm të zgjedhjeve. Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik”.

I pyetur nëse do ta mbështesë cilindo nga kandidatët që do të zgjedhet për kryetar, apo do të bëj dallime, Kurti tha se sot flasin qytetarët.

“Fushata ka përfunduar në ora 7 të mëngjesit, dje kishim heshtje zgjedhore, sot votojnë qytetarët”.

No description available.

Të ngjashme