Zgjerohet rrjeti i ndriçimit të rrugëve dhe hapësirave publike në Vushtrri

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Lagjet, parkingjet, hapësirat publike të cilat dikur ishin të pandriçuara në Komunën e Vushtrrisë, tani e tutje me nuk do të jenë të tilla.

Këto ditë ka filluar projekti për zgjerimin të ndriçimit në Komunën e Vushtrrisë. Rrugët që janë pjesë e projektit janë: Rr,”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Rr. “Bahri Kuqi”, Rr. “Bekim Berisha”, Rr.” Enver Musa”, Rr.” Ismajl Qemajli”, Rr.”Faruk Beqiri”, Rr. “Bedri Pejani”, Rr. “Ukshin Kovaqica”, Rr. “Ajet Gerguri”, Rr.”2 Maji”.

Po ashtu në fshatin Stanofc ka filluar instalimi i rrjetit të ndriçimit publik për dy rrugë, Rr.”Malet e Sharrit”, si dhe lagja e “Prekazve”.

Projekti i ndriçimit publik të rrugëve do të vazhdojë në një përqindje më të madhe rrugëve të Vushtrrisë, duke përfshirë edhe ato pjesët e fshatrave. Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka vendosur prioritet të qeverisjes së tij që të shkoj rrugë për rrugë, lagje për lagje në mënyrë që të sigurohemi që çdo rrugë e cila ka numër të banorëve të caktuar të ketë ndriçim publik.

Projekti i zgjerimit të rrjetit të ndriçimit publike në Komunën e Vushtrrisë ka vleren 11.772.90 €.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme