Zhvillimi i transportit ndihmon zgjerimin e bizneseve kosovare edhe në arenën ndërkombëtare

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 18:47 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me kompaninë “Pro Transport”, kanë organizuar Klubin e Biznesit.

Berat Rukiqi, kryetar i Odë Ekonomike të Kosovës paraqiti rëndësinë e transportit dhe logjistikës për zhvillimin e vendit.

“Më vjen mirë që Fatoni nuk ka aspiru me qenë pjesë e institucioneve por ato që i ka pasë synime prej shkollës së mesme dhe në fakultet i ka sjellë në realitet. Unë ndoshta pak merrem me fushën e transportit por e di që disa prej kompanive qe janë aktivë sot aty janë edhe bartësit më të rëndësishëm apo drejtuesit më të rëndësishme të zhvillimit të kompanive tona. Pa zhvillimin e tyre nuk mund të zhvillojmë as aktivitetet tona. Me gjithë sfidat ne sot kemi kompani të suksesshme si Pro Transporti. Kjo ngjarje është një shënim i rritjes së prezencës në treg dhe pikënisje për plane të reja të zgjerimit edhe në tregje tjera”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i kompanisë Pro Transport Faton Demaj, tha se sfidat që kanë hasur kanë qenë të natyrës politike, teknike dhe financiare.

“Logjistika ka rëndësi të jashtëzakonshme në eficiencën dhe qëllimet e juaja si kompani që keni dhe si shtet që kemi në raport me shtetet e rajonit. Na ofron më shumë drejt tregjeve ndërkombëatre por mund të ketë edhe kosto që mund të bëhet e papërballueshme. Sipas bankës botërore i bie diku që 25 për qind e kostos është në transport dhe logjistikë. Deri më tani sfidat që kemi hasë sa i përket shërbimit të transportiti dhe logjistikës janë probleme të natyrës politike, teknike dhe financiare. Fokus ka edhe eficienca e arritjes në kohë dhe siguria gjatë ofrimit të shërbimit. Përgjigja ynë në këto sfida ka qenë së pari kemi menduar të formojmë një shërbim të gjerë duke ofru të gjitha shërbime e logjistikës së mallrave, si ato me siguri gjatë transporit, dokumentacioni etj”.

Ai tha se synim ka qenë që ti ndihmojë kompanitë në Kosovë që të zgjerohen edhe në tregjet ndërkombëtare.

“Dicka që kemi tentu të krijojmë ka qenë krijimi i rrjetit ndërkombëtar dhe ta transferojmë tek ju. Fokus ka qenë që tiu ndihmijmë edhe firmave të Kosovës që ta kenë sa më të lehtë prezencën ndërkombëtare duke u krijuar mbështetje në shërbime. Kemi krijuar depo doganore moderne në Slloveni që shërben si porta jonë drejt BE për eksport dhe import. Ofrojmë shërbime doganore në depo në Prishtinë. Po ashtu kemi tentuar përmes ekspertëve ndërkombëtarë të krijojmë njohuri në sigurinë e mallit. Me përkushtim të partnerëve tanë kemi arritë të krijojmë një shërbim të kënaqshëm dhe besoj vërejtjet tuaja do e ngrisin kualitetin tonë”.

Drejtoresha e kompanisë Trans Albania, Emira Gjoncaj tha se bashkëpunimi me pro transport po rritet dita ditës. Jemi krijuar që në 1992 dhe si kompani ky grup është lider në gjithë botën.

“Ne si Trans Albania ofrojmë shërbime të ndryshme. Në Shqipëri jemi numër një sa i përket transportit me kontenerë. Përmes rrjetit global kryejmë transporte me ngarkesa të plota. Partneri ynë i vetëm është pro transporti. Kemi filluar që në 2013 të kooperojmë bashkë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe ka ardhur duke u rritur dhe forcuar nga viti në vit”.

Të ngjashme