Zidane: Jam i përgatitur për ditën që do të largohem nga Real Madridi

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 14:49 | Nga

Zinedine Zidane ishte i tëri i buzëqeshur në mbrëmjen e organizuar nga FIFA-s, ku u zgjodh trajneri më i mirë i viti.

Francezi e konsideroi sukses fitimin e kampionatit dhe Ligën e Kampionëve dhe këtë ia dedikoi lojtarëve të tij.

“Gjithmonë ka ulje dhe ngritje, por duhet ta mësoni si të rimerrni vetën”.

“Nëse je në majë, duhet të provosh ta bash sa më shumë aty skuadrën, por e di që një ditë puna ime te Real Madridi do të marr fund dhe për ketë jam i përgatitu”.

“E di që jam në klub pasi fitoj trofe, Ligën e Kampionëve natyrisht,por edhe La Liga që mendoj që është më e vështirë”.

“Aftësia ime për të udhëhequr lojtarët kryesorë bazohet në pasionin tim për futbollin dhe profesionin tim”.

“Më shumë se titujt që kam fituar si lojtar është e rëndësishme që lojtarët të besojnë në mesazhin tim dhe atë që unë e vë në praktikë”.

“Nëse lojtarët kanë besim në ju atëherë mund të shkoni shumë larg”, ka thënë Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme