Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë, duke krijuar një situatë problematike në zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.