Zjarri në Brezovicë, policia thotë se s’ka të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme materiale

Prishtinë | 15 Shk 2025 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Një hotel në Brezovicë është përfshirë nga zjarri në mëngjesin e sotëm, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është  përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, ka theksuar Veseli.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, derisa në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë edhe zjarrfikës të Ferizajt dhe Kaçanikut.

Të ngjashme