Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje: Dyshohet se 40 persona kanë mbetur të bllokuar

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Qendra tregtare “Metropol” në Lushnje është përfshirë nga flakët nga tymi i zi, sot.

Në ato momente brenda kanë qenë shumë persona, ku vetëm në njërin prej tyre mendohet se ishin 300 persona duke festuar ditën e Krishtlindjes, raporton Tvklan.al.

Si pasojë e tymit të madh policëve, zjarrfikësve, dhe banorëve të ndryshëm i ka rënë të fikët.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë evakuimin e banorëve të pallatit ku ndodhet edhe qendra tregtare.

Mbi 20 persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit.

Ndërkaq dyshohet se janë rreth 40 persona të cilët kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa si dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Të ngjashme