Zjarrvënie e qëllimshme në Pogradec, digjen 6 makina

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka përfshirë një servis makinash në orët e para të mëngjesit në Pogradec, duke djegur në këtë mënyrë 6 mjete që ishin të parkuara brenda tij.

Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur në servisin në pronësi të shtetasit G.P. në Leshnicë, i cili gjithashtu lëshonte makina me qira.

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë është vënë re se pranë servisit janë afruar disa persona dhe kanë hedhur ndaj tyre benzinë, për t’iu vënë më pas flakën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shkruan A2Cnn.

Të ngjashme