Zv.ministri Dobra tregon se kush merr shtesa dhe kompensime, sipas Ligjit të ri të Pagave

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Situata e krijuar nga Ligji i Pagave po del të jetë e komplikuar. Paralajmërime të shumta pati se si shkak i vendosjes së koeficientit 105, shumë zyrtarë policorë, mjekë e infermierë nuk do të kenë në fakt rritje page.

Kjo për shkak se të njëjtëve thuhet se nuk do u paguhet fare rrezikshmëria, orët shtesë, puna gjatë festave, gjatë natës dhe vikendeve.

E në lidhje me këtë ka reaguar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Dobra thotë se ekzistojnë shtesa për këto si dhe pagat e shkurtit do të merren me ligjin e ri dhe se aktet nënligjore janë të gatshme e do të mundësojnë zbatimin e ligjit.

Postimi i plotë:

Përveç pagës bazë, në ligjin për paga në sektorin publik ekzistojnë shtesa për :

– kushte specifike të punës, e njohur po ashtu si shtesa për rrezikshmëri,

– kushte tregu (profesione deficitare),

– mjekët që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik,

– shtesa e performancës (për ata që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në punë),

Etj.

Ekzistojnë poashtu kompensime për :

– kujdestari,

– punë jashtë orarit,

– punë gjatë natës, fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare, etj.

Pagat e shkurtit do të merren me ligjin e ri. Aktet nënligjore janë të gatshme dhe do mundësojnë zbatimin e ligjit.

Mos e dëgjoni propagandën e atyre që nuk i duan reformat dhe rregullin në Republikën tonë.

Të ngjashme