Në Kolegjin UBT sot do të mbajë ligjëratë tematike zv.shefi i EULEX-it, Berndt Thran. Ai do të ligjërojë në lidhje me procesin e integrimit evropian, si dhe me sfidat e kushtet që duhet plotësuar Kosova, për të arritur deri tek anëtarësimi, duke i përcjellë edhe me përvojat e vendeve tjera të Evropës në këtë rrugëtim gjatë viteve të mëhershme, raporton Ekonomia Online.
Kjo ligjëratë do të shënojë edhe fillimin e një projekti të përbashkët në këtë aspekt, që organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me departamentet komunale të arsimit, teksa prej këtij viti, pjesë e këtij projekti do të jetë edhe UBT.