Zyrtarët e AKI-së raportojnë në komision për pretendimet lidhur me veprimet joligjore

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 13:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë raportuar për më shumë se dy orë Drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe inspektori i përgjithshëm i AKI- së, Shkëlzen Sopjani.

Kryetarja e këtij komisioni Donika Kadaj-Bujupi pas kësaj mbledhje tha se arsyeja e këtij takimi ishte informatat që kanë pasur si komision për veprimet joligjore që janë bërë nga disa zyrtarë të AKI-së, raporton Ekonomia Online.

“Ishte një takim i rregullt një raportim shtesë nga ta pasi që kemi marr informata nga mediet për veprime jo ligjore struktura e AKI-së. Ata na njoftuan për shqetësimet që i ngritën në bazë të informatave që i kemi marr”, tha Kadaj-Bujupi.

“Të gjitha shqetësimet janë trajtuar një për një, dhe pikë për pikë për çdo gjë kemi marr përgjigje zyrtare”, tha ajo duke shtuar se këto pretendime do marrin epilog dhe këto kallëzime të gjejnë zgjidhje.

Në pyetjen se a kanë kërkuar ndonjë informatë nga struktura udhëheqëse lidhur me gjendjen e sigurisë në vend Kadaj-Bujupi tha se është diskutuar edhe kjo temë mirëpo që për këtë çështje do të kenë edhe takime tjera dhe se nuk dështon të shtoj diçka më shumë sepse takimi ka pasur një qëllim tjetër.

Të ngjashme