​Aksident i rënd në Podujevë, vdes një femër

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, ku si pasojë ka humbur jetën një femër.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme