​Kontingjenti i Forcave shqiptare merr detyrën në kampin “Adazi” në Letoni

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kontingjenti shqiptar i Forcave të Armatosura ka marrë detyrën në kampin “Adazi” në Letoni. Kontingjenti shqiptarë do të shërbejë për rreth 6 muaj si pjesë e grup-batalionit të NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, shprehet se kontingjenti shqiptar iu besua detyra nga kolegët e tyre në Camp Adazi.

“Kontingjenti shqiptar mori detyrën nga kolegët e tyre në Camp Adazi në Letoni ku do të shërbejë për rreth 6 muaj si pjesë e grup-batalionit të NATO-s. We Are NATO”, shkruan ajo në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme