Në Prizren po mbahet panair në të cilën po marrin pjesë prodhimet e grave kosovare

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 15:00 | Nga Alban Begolli

Në Prizren po mbahet panair në të cilën po marrin pjesë prodhimet e grave kosovare.

 Këtë panair e ka vizituar kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka dhe i pari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, tha se problemi kryesor i këtyre produkteve është mosdepërtimi në markete të mëdha. Derisa theksoi se do të organizojnë një vend ku do të jetë e mundur shitja e produkteve vendore.

“Sot po organizojmë Panairin e Bizneseve të Grave, ku marrin pjesë organizata që bëjnë prodhime vendore nga mbarë Kosova. Është një mundësi për me i shitë produktet e tyre që i prodhojnë. Problemi kryesorë i prodhimtarisë vendore është klasifikimi i produkteve të cilët kanë problem në qasje tek market e mëdha dhe ne si komunë po mundohemi që përmes këtyre panaireve t’i ndihmojmë”. “Pasi që jemi në mars ku shënojmë muajin për fuqizimin e gruas për barazi gjinore. Jemi duke punuar të organizojmë një vend që të gjithë organizatat jo qeveritare dhe bizneset e grave të më mund të plasojnë produktet e tyre. Panairi do zgjasë dy ditë, ftojmë qytetarët e Kosovës të vizitojnë këtë panair”, u shpreh Haskuka.

Ndërkaq i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, ALbin Kurti tha se panairet të tilla mundësojnë mirëmbajtjen e zanateve tradicionale.

 “Ky panair i bizneseve të grave është mirëmbajtje e zanateve tradicionale por njëkohësisht edhe shembull i grave të suksesshme të cilat krijojnë punime cilësore dhe të bukura dhe unë kisha kënaqësinë të bisedoj me këto gra dhe gjithashtu t’i inkurajojmë që të vijnë sa më shumë në Prizren, i cili është bërë qytet kryesor i turizmit kosovar sepse në ditët e fundjavës dhe ditët e tjera nga mbarë Kosova dhe mërgata që nuk vjen në Prizren”. “Blerja, konsumimi i produkteve vendore, është ndihmë për ekonominë tonë dhe me këtë panair ne e zgjerojmë tregun e këtij qyteti për të gjithë ata vizitorë të cilët vizitojnë Prizrenin në fundjavë”./prizrenisot.com

Në Prizren u hap panairi i Bizneseve të Grave

Në Prizren u hap panairi i Bizneseve të Grave

Posted by Prizrenisot.com on Saturday, March 16, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme