Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 1 652.
IKSHPK njofton se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 243.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 182 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103 564 raste.
IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 955 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72 637 doza të vaksinës.