10 vjet burg për Escobarin e Ballkanit

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Klement Balili është dënuar me 15 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por “Escobari i Ballkanit”, do të vuajë vetëm 10 vite pasi organi i drejtësisë ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Më datën 8 prill Prokuroria pati kërkuar 18 vite burgim por mesditën e së martës, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 15 vite burgim, shkruan Top-Channel.

Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i kundërshtoi vetëm me një fjali “nuk kam kryer asnjë vepër penale në jetën time”.

“14 vite burgim për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, 2 vite e gjysmë burgim për akuzën e grupit kriminal, gjashtë muaj për fshehje pasurie dhe pesë vjet per pastrim parash. Ne total Klement Balili dënohet me 15 vite burgim dhe me aplikim të gjykimit të shkurtuar Balili dënohet me 10 vjet burgim”, u shpreh trupi gjykues.

Të ngjashme