Ekonomia Online
FUNDIT

11 raste të reja me Covid-19, 428 raste aktive

11 raste të reja me Covid-19, 428 raste aktive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 11 persona rezultuan pozitivë me COVID-19. Sipas të dhënave ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërsa sot janë shëruar 14 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428.  Ndërkohë vaksinimi është duke vazhduar, por ka […]

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 11 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërsa sot janë shëruar 14 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428. 

Ndërkohë vaksinimi është duke vazhduar, por ka pak qytetarë që po e bëjnë këtë tani.

Në 24 orët e fundit MSH njofton se janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme