120 euro pako mbështetëse për çdo fëmije të porsalindur në Vushtrri

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar që së shpejti secili fëmijë i porsalindur në Vushtrri do të marrë pakon mbështetëse prej 120 eurosh, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve.

Tahiri potencoi se ky propozim pritet të miratohet në Kuvendin Komunal.

Mes tjerash, ai ka shkruar se sipas statistikave afër 600 lindje ndodhin në vit, andaj tha ai se kjo do t’i kushtoj buxhetit komunal rreth 72 mijë euro, shkruan Ekonomia Online.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

120€ pako mbështetje për çdo fëmijë të porsalindur në Vushtrri.

I kam propozuar Kuvendit të Komunës që të miratoj propozim politikën e re nga qeverisja komunale përmes së cilës do të mbështetet secili çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur e ku synohet të blihet 1 shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit.

Sipas vlerësimeve tona, kemi afër 600 lindje në vit në qytetin tonë, prandaj kjo masë pritet ti kushtojë buxhetit komunal rreth 72,000€.

Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme