121 pacientë me Covid-19 të shtrirë nëpër spitale, shtatë në gjendje të rënduar

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 121 pacientë të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë nëpër spitale.

“67 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekimin intensiv qendror, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 24 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 13 pacientë

Të ngjashme